Zaev e nënshkroi Kartën e Paqes në Mostar

Maqedonia

Zaev e nënshkroi Kartën e Paqes në Mostar

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 10:13
Zoran Zaev

Në manifestimin ”Mostari nuk i harron miqtë e tij 2017”, me rastin e 13 vjetorit të rindërtimit të urës së vjetër në Mostar, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, e nënshkroi Kartën e paqes.

Me këtë rast, Zaev ka deklaruar se ndjehet i nderuar që e ka nënshkruar Kartën e paqes të Mostarit dhe se Ura e vjetër është simbol i paqes, i bashkëpunimit ndërfetar dhe ndëretnik, si edhe bashkëpunimit rajonal.

Zaev është fitues i çmimit ”Mostar Peace Connection”, së bashku me Robert Gelbart, i dërguar i ish-presidentit Bill Clinton në Ballkan, Christian Portman, ish-drejtor i Bankës Botërore, si edhe Jeremy Brown, gazetar i BBC.

Fitues post mortum i këtij çmimi është Robert Frowick dhe Tadeusz Mazowiecki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat