FNAP: Të interesuarit për punë jashtë vendit të jenë të vëmendshëm pasi që ka mashtrime

Maqedonia

FNAP: Të interesuarit për punë jashtë vendit të jenë të vëmendshëm pasi që ka mashtrime

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 15:25
FNAP

Përmes një kumtese, Federata Nacionale e Agjencive të Punësimit (FNAP) reagon për njoftimet për mashtrimet me punësimet e studentëve në vendet perëndimore.

Në këtë kumtesë mes tjerash thuhet se ”në lidhje me ngjarjet e fundit me disa agjenci për ndërmjetësim gjatë punësimit për të cilat ekzistojnë informacione për mashtrim të studentëve për punë jashtë vendit, APELOJMË tek opinioni i gjërë që kandidatët për punë jashë vendit të jenë shumë të vëmendshëm kur të bejnë një vendim të tillë.

Respektivisht, sipas Nenit 22, alinea 1 pika 4 të Ligjit për marrëdhënie të punës dhe sipas Konventës ndërkombëtare 181 për Agjencitë private të punësimit që Maqedonia e ka ratifikuar, agjencite nuk kanë të drejtë të marrin të holla dhe kompenzime/pagesa nga kandidatët për punësim, por duhet shpenzimet e tyre t’i shpaguajnë nga klientët/kompanitë ku dërgohen punëtorët.

Sipas kësaj, APELOJMË të gjithë kandidatët e interesuar, të mos pranojnë të paguajnë asnjë lloj provizioni apo shpenzimi, para ose gjatë qëndrimit jashta shtetit ndaj agjencive

Federata Nacionale e Agjencive për punësim (FNAP) zotohet për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve në rend të parë dhe do të vazhdojë në këtë drejtim të bashkëpunojë me institucionet kompetente të përmirësohet baza ligjore dhe dispozitat të respektohen nga të gjitha agjencitë e licencuara.

FNAP është organizëm që përfaqëson agjencitë, përkushtohet për përmirësimin e bazës ligjore, bashkëpunon me institucionet e vendit dhe ndërkombëtare, si dhe punon për zhvillimin e kapaciteteve të anëtarëve të saj për zhvillimin e tregut të punës”, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga Norik Selimi, kryetar i FNAP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat