Do të hjeshtësohet parashtrimi i paraqitjeve tatimore vjetore

Maqedonia

Do të hjeshtësohet parashtrimi i paraqitjeve tatimore vjetore

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 15:16
Ilustrim

Drejtoria e të Ardhurave Publike fillon me aktivitete për thjeshtësim të procedurave për paraqitje dhe pagesë të tatimit personal të të ardhurave, respektivisht dhënie të paraqitjes tatimore vjetore të paraplotësuar në rrugë elektronike.

Siç është theksuar në konferencën e sotme për shtyp, procesi përfshin më shumë faza. Në fazën e parë do të kryhet hartim dhe thjeshtësim i llogarisë elektronike nga firmat paguese, për pagesë të të ardhurave dhe për llogari të tatimit personal të të ardhurave (TPA) që paguhet pas zbritjes, hartim dhe parashtrim i llogarisë elektronike për të ardhura të realizuara dhe për llogari të pagesës së avancuar TPA, lëshim dhe dorëzim i fletëpagesës elektronike nga DAP deri te bartësit e qarkullimit pagesor për pagesë të njëkohshme dhe javore të të ardhurave të personit fizik dhe pagesës së TPA pas zbritjes, mundësi që qytetari gjatë gjithë vitit të ketë verifikim për të ardhurat e tij me kërkesë për shfrytëzim të lehtësimeve tatimore dhe lehtësime sipas marrëveshjeve për evitim të tatimit të dyfishtë për të ardhura që janë realizuar në vendet e huaja.

Në fazën e dytë do të përfshijë dhënie të paraqitjes tatimore vjetore (PTV) së plotësuar nga DAP për të ardhura të realizuara, TPA e llogaritur dhe e paguar për qytetarët dhe mundësi që qytetari të marrë PTV të plotësuar, të hartuar nga ana e DAP-it dhe e njëjta ta konfirmojë.

Drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska në konferencën për shtyp theksoi se reformat në sistemin tatimor janë të domosdoshme për afrimin deri te praktikat më të mira, por edhe plotësim të kërkesave disavjeçare të kontabilistëve dhe obliguesve tatimorë.

Projekti për thjeshtësimin e procedurave për paraqitje dhe pagesë të tatimit personal është i financuar nga BE IPA fondet në vlerë prej 93,730 euro dhe nga Buxheti i RM-së në vlerë prej 574.800 eurosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat