BE: Maqedonia të mërkurën e pret një lajm të mirë në Samitin e Triestes

Maqedonia

BE: Maqedonia të mërkurën e pret një lajm të mirë në Samitin e Triestes

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 17:56
Samitin e Triestes

Maqedonia e pret një lajm të mirë lidhur me aprovimin e projekteve në Samitin vijues të gjashtë shteteve ballkanike me Bashkimin Evropian në Trieste, i cili i kushtohet Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit i filluar para tre viteve me iniciativë të Republikës Federale të Gjermanisë.

Siç njofton korrespondenti i AIM nga Brukseli, një përfaqësues i lartë i Unionit i cili insiston të mbetet anonim, sot konfirmoi se Brukseli do të aprovojë një pjesë të madhe nga 100 milionë euro për të cilat qeveria paraprake e Maqedonisë aplikoi në kuadër të Procesit të Berlinit për përmirësim të rrjetit infrastrukturor në vend.

“Do të ketë lajm të mirë për vendin tuaj, Çdo vit po aprovohen projekte, ndërsa logjika për to rishikohet përmes pjekurisë së projekteve, që institucionet financiare e kërkojnë. Kriter i dytë, madje është se ai se duhet të ketë reforma në vend, për shkak se nuk mund të kërkohen të holla nga BE-ja nëse paraprakisht nuk përfundohet detyra e shtëpisë. Edhe gjithë këto investime kërkojnë kapacitet dhe qëndrueshmëri, madje në fund përcaktohet shuma. Sivjet, katër vende aplikuan për projekte të cilët kaluan dhe shpresoj se të gjithë do të fitojnë diçka, duke përfshirë edhe Maqedoninë”, theksoi përfaqësuesi i lartë i BE-së.

Gjithashtu, hap pozitiv pritet edhe të martën e ardhshme, më 18 korrik, kur pas një viti prolongim, do të ndodhë Këshilli për stabilzim dhe asociim i Bashkimit Evropian me Maqedoninë, mbajtja e të cilit mori “dritë të gjelbër” nga ana e të gjithë vendeve-anëtare të Unionit.

“Agjenda për Këshillin është serioze dhe ka pritje të mëdha. Në mënyrë kolektive, të gjithë vendet e BE-së u pajtuan që të ecet përpara me Shkupin, ndërsa në mënyrë individuale do të shohim se si do të sillen. Shkupi sot dërgon sinjale të vërteta deri të fqinjët dhe deri te rajoni dhe do të shohim se si të martën e ardhshme do të reflektojë e gjithë kjo”, shton përfaqësuesi i lartë i Brukselit zyrtar.

Pritjet nga këshilli vijues për stabilizim dhe asociim i BE-së me Maqedoninë janë se është e mundur që, pasi marrëveshja për stabilizim u nënshkrua në vitin 2004, kësaj here Greqia ta heq bllokimin dhe Maqedonia të hyjë në fazën e dytë të KSA-së, që do të thoshte funksionalitet i plotë i marrëveshjes.

Sa i përket, madje, Samitit të gjashtë shteteve ballkanike që të mërkurën do të mbahet në Trieste, Bashkimin Evropian do ta përfaqësojnë përfaqësuesja e lartë Federika Mogerini, eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han dhe eurokomisarja për transport Violeta Bullc, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i përfaqësojnë kryeministrat dhe delegacione qeveritare, me ç’rast pritet që Maqedonia pritet të kryesohet nga kryeministri Zoran zaev, ndërsa në përbërje të së cilit pritet të jenë edhe ministrat Koço Angjushev, Bujar Osmani, Kreshnik Bekteshi, Nikolla Dimitrov dhe Goran Sugareski.

Siç theksoi përfaqësuesi i lartë i Unionit, nga ky Samit pritet të sjellë presion pozitiv për interesin e BE-së në rajon, por edhe për procesin integrues të Ballkanit Perëndimor në Union. ky Samit në Trieste pason pas atij të vitit të kaluar në Paris, si dhe paraprakisht në Vjenë, ndërsa filloi në Berlin dhe konsiderohet si proces interesant ku janë bashkuar të gjithë gjashtë shtetet ballkanike (Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina).

Nga Bashkimi Evropian mohojnë se qëllimi është që të krijohet lidhshmëri e fuqishme midis gjashtë shteteve ballkanike që do të mund të thoshte edhe formim të ndonjë Jugosllavie të re, por konfirmojnë se interesi është treg prej 20 milionë konsumatorë, i cili do të jetë më atraktiv jo vetëm për banorët e këtyre shteteve, por edhe për gjithë botën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat