Banorët e Orizares në Veles pa ujë, bllokojnë rrugët në shenjë revolte

Maqedonia

Banorët e Orizares në Veles pa ujë, bllokojnë rrugët në shenjë revolte

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 17:37
Banorët e Orizares së Epërme

Banorët e Orizares së Epërme në shenjë revolte edhe sot bllokuan rrugën lokale. Arsye për protesta është mosfunsionimi i sistemit të ujësjellësit, gjegjësisht rreth 2 mijë banorë në këtë fshat të Velesit janë pa ujë.

Ata thonë se me këtë problem ballafaqohen çdo verë.

Komuna e Velesit ka përgatitur projekt, me të cilin parasheh zgjerim të tubave të ujit. Nga komuna thonë se projekti është dërguar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, por nga atje nuk ka përgjigje për vonesat.

Ata thonë se dokumentet për projektin nuk janë kompletuar dhe se komuna duhet t’i kompletojë që projekti pastaj të dërgohet tek Banka Evropiane për Investime që të sigurohen mjetet e nevojshme.

Përderisa Komuna e Velesit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve hudhin fajin njëra-tjetrës, banorët e Orizares së Epërme në ditët më të nxehta jetojnë pa ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat