Hahn do të dërgojë ekspertë që të ndihmojnë reformat në gjyqësor

Maqedonia

Hahn do të dërgojë ekspertë që të ndihmojnë reformat në gjyqësor

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 11:02
Johannes Hahn

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, informoi se Komisioni Evropian në mes të korrikut do të dërgojë ekspertë të së drejtës që të ndihmojnë qeverinë e re të zbatojë reformat në fushën e gjyqësisë.

Ai për portalin “European Western Balkans” deklaroi se qeveria dhe opozita duhet të fokusohen në zbatimin e reformave urgjente prioritare dhe Marrëveshjen e Përzhinës që ta kthejnë vendin drejt rrugës euroatlantike.

“Siç kam njoftuar, do të dërgojë ekspertë në fushën e drejtësisë në Shkup që të përcjellin zhvillimin e ngjarjeve në lidhje me mesazhet nga 2015 dhe ta këshillojnë qeverinë për çështje të së drejtës”, ka thënë Hahn.

Më 27 qershor në Maqedonia ishte Reinhard Priebe, ndërsa ekipi i tij do të vijë përsëri në Maqedoni nga 17 deri më 21 korrik.

Me mision të njëjtë do të cijë edhe ministri gjerman për Punë të Jashtme, Michael Roth, i cili prej sot deri të martën do të qëndrojë në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat