Buxheti dhe borxhi i Maqedonisë bëhen publike në Ministrinë e Financave

Maqedonia

Buxheti dhe borxhi i Maqedonisë bëhen publike në Ministrinë e Financave

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 20:56
Ministria e Financave

Ministria e Financave informon se në web-faqen e saj janë bërë ndryshime në strukturë, ndërsa tani vizitorët do të kenë në dispozicion edhe të dhënat për buxhetin, borxhin publik dhe borxhin e shtetit.

“Që të përmirësohet transparenaca dhe llogaridhënia e financave publike, në faqen zyrtare në internet është shtuar një pjesë e veçantë (“statistika”), ku në dispozicion janë gjitha informacionet e rëndësishme: gjendja e buxhetit, borxhi publik dhe borxhi i shtetit, indikatorët makroekonomik dhe statistika tjera. Ndryshimi më i rëndësishëm është publikimi i të dhënave, të cilat deri tani nuk kanë qenë në dispozicion për qytetarët”, njoftojnë nga Ministria e Financave.

Nga kjo ministri thonë se për lehtësim të punës së ekspertëve dhe gazetarëve, gjithë të dhënat do të publikohen në formatin “Excel”, në vend të atij “PDF”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat