Ministri i brendshëm shqiptar që kishte kërcënuar me luftë Serbinë dhe i’a tregoj vendin Jankullovskës

Maqedonia

Ministri i brendshëm shqiptar që kishte kërcënuar me luftë Serbinë dhe i’a tregoj vendin Jankullovskës

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 07:30
Ish-gjenerali i ushtrisë shqiptare, Dritan Demiraj

Ish-gjenerali i ushtrisë shqiptare, Dritan Demiraj, i cili ka mbi vete mbi 10 misione në Afganistan, disa libra të shkruara nga ana e tij, tashmë në detyrë të trajnuesit kundër terrorizmit në SHBA, në fillim të këtij viti ka lëshuar apele se Serbia do të përballet me luftë, nëse nuk do të lirojë ish-komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinaj. Ja reagimi i tij shpërthyes që ishte

Reagimi i tij i plotë:

Te nderuar bashkekombas!

I bej thirrje te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen te dalin ne protesta deri ne lirimin e Liderit Ramush Haradinaj dhe shkeputjen e menjehereshme te maredhenieve diplomatike me qeverine e Serbise.

Nese Ramushi ekstradohet kjo do te thote njelloj si nje akt lufte me Shqiptaret.

Gjithmone deri ne vdekje me heronjte e luftes dhe kunder bashkepunetoreve shqiptare te serbeve. DD.

Mesazhi për Gordana Jankullovska

Te nderuar miq!

Sot opozita maqedone publikoi nje video ne te cilen “fshatarja qorre” Jankullovskja deklaron se “shqipetaret duhen shfarosur”.

A e di mire kjo fshatarja e Kercoves se Shqiptaret me shume se kurre sot jane Kombi me i forte ne Ballkan, jane Kombi me Amerikandashes ne Bote dhe me luftarak kur i duhet te perballet me armiqte e saj.

Duhet vetem qe dicka te behet sebep dhe pastaj, e sheh Jankollovska “apo Neperka Vrasese” qe me te drejte e ka quajtur Zonja Mesila Doda.

Ju siguroj te nderuar bashkekombas se Shqiperia ka aq shume djeme trima dhe luftetare sa as maqedonasit, serbet, por as Ruset, Putinet, Lavrovet dhe zagaret e tyre nuk ka force qe ti trembe dhe mposhte. Ata jane te gatshem ta mbrojne cdo pellembe te territorit te tyre dhe nese politikuajte e tyre nuk duan ose frigohen ne te pese vendet ku jetojne Shqiptaret.

Kush është Dritan Demiraj?

Ndër të gjithë ministrat e propozuar nga Partia Demokratike, ai që ka shkaktuar më shumë reagime në rrjetet sociale është ministri i ri i Brendshëm.Dritan Demiraj, një ushtarak karriere, i larguar nga detyra nga ministrja aktuale e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, pëlqehet shumë nga komentuesit për shkak se është një kampion i arteve marciale.

Gjatë situatave të tensionuara në rajon, ai ka bërë disa komente që kanë ngjallur gëzim tek shqiptarët, duke i ‘treguar muskujt’ fqinjëve.

Demiraj, që do jetë një person kyç për procesin zgjedhor, ka treguar muskujt edhe në një video të postuar online.

Ai shihet duke bërë kick-box me një nxënësen e tij në SHBA.

Demiraj po ashtu poston vazhdimisht foto nga misionet e tij ushtarake në disa prej pikave më ‘të nxehta’ në planet. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat