Maqedoni, bien nga skela tre punëtorë

Maqedonia

Maqedoni, bien nga skela tre punëtorë

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 14:02
Ilustrim

Në spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori” dje janë sjellur të lënduar tre persona B.S (34) nga Tabanovca e Kumanovës, S.V (48) nga Biljanovca e Kumanovës dhe Z.K (45) nga Çashka e Velesit, si të punësuar në firmën “Sitek-Engineering” DOOEL-Shkup.

Sipas MPB-s, tre të punësuarit gjatë ditës së djeshme në rrugën Shkup-Kumanovë, në kryqëzimin në fshatin Milladinovci, përderisa janë ngjitur në skele të montuar në lartësi prej rreth 5 deri 6 metra, një nga lidhëset e skeles është prishur dhe kanë rënë nga skelja.

Gjatë rënies B.S ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa dy të punësuarit tjerë kanë kaluar me lëndime më të lehta trupore.

Pas ndihmës mjekësore Z.K është lëshuar për kurim shtëpiak, ndërsa B.S dhe S.V janë mbajtur për kurim të mëtejshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat