Vazhdohet gjendja e krizës në kufirin verior dhe jugor të Maqedonisë

Maqedonia

Vazhdohet gjendja e krizës në kufirin verior dhe jugor të Maqedonisë

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 14:11
Refugjatet

Me 94 vota ”për”, në seancën e shtatë të Kuvendit të Maqedonisë, u vazhdua afati i gjendjes së krizës në kufirin jugor dhe verior të vendit, për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve drejt shtegut Ballkanik.

Gjendja e krizës vazhdohet deri më 31 dhjetor të këtij viti. Me këtë rast, ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, vlerësoi se vendimi është i rëndësishëm për shkak të rrethanave të problemit global me krizën e migrantëve.

Ai theksoi se Maqedonia ka mbështetje të fuqishme nga Be-ja dhe vendet e Grupit të Vishegradit për këtë çështje dhe se mbështetja do të vazhdojë edhe më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat