Do të habiteni me pasurinë e Nikolla Gruevskit (Dokument)

Maqedonia

Do të habiteni me pasurinë e Nikolla Gruevskit (Dokument)

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 16:40
Nikolla Gruevski

Nikolla Gruevski për 11 vite ka qenë në pushtet dhe për këtë periudhë ka tubuar pasuri marramendëse që i ka të ruajtura nëpër bankat e vendit si depozitë.

Media vazhdon me publikimin e lajmeve për pasurinë e zyrtarëve të partive politike, ata që janë zyrtare të paraqitur nga vetë ata por edhe ata për të cilat nuk janë zyrtare por do të kemi informacione të sakta.

Pasuria e tij është e ndarë në disa banka vendore, dhe shumica e pasurive e ka të regjistruar si pasuri personale.

Vetëm në dy raste ai pasurinë e ka regjistruar në emër të bashkëshortes, Borkica Gruevska. Edhe atë, si pasuri nga bashkëshortja Gruevski e ka paraqitur se kanë të depozituara në bankë: 7000 euro dhe 942 euro.

Gruevski posedon edhe me VISA Gold, dhe është një ndër personat e paktë në vend që kanë këtë kartelë. Në të njejtën kartelë ai ka edhe borxh prej 312.823 denarë apo 5086 euro.

Gruevski ka edhe 33 vepra arti që gjithësejt vlejnë 675.000 denarë apo 10.975 euro. Mënyrën se si ai i ka përfituar këto vepra arti nuk e ka potencuar në dokumentin zyrtar për paraqitje të pasurisë.

Më poshtë është tabela me pasurinë që ai e ka paraqitur në Drejtorinë për pengim të korrupsionit në Maqedoni. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat