Ambasadorja kroate Barishiç takoi Lëvizjen Besa, diskutuan për situatën politike në vend

Maqedonia

Ambasadorja kroate Barishiç takoi Lëvizjen Besa, diskutuan për situatën politike në vend

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 14:54
Bilall Kasami dhe Danijela Barishiç

Përmes një kumtese Lëvizja Besa njofton se kryetari i saj, Bilall Kasami, së bashku me deputetin, Fadil Zendeli dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi, u takuan me Ambasadoren e Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barishiç.

Në këtë takim është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas formimit të Qeverisë dhe funksionimi i punës së Parlamentit, si dhe për ndërtmin e bashkëpunimeve me parti të përfarëta programore në Kroaci.

Kasami e njoftoi ambasadoren Barishiq për rolin e Lëvizjes BESA duke e bërë punën si një opozitë, siç thonë, konstruktive. Palët janë dakordësuar që takime të këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat