Gllumova në zi pas vrasjes së katërfishtë

Maqedonia

Gllumova në zi pas vrasjes së katërfishtë

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 16:44
Gllumova

Banorët dhe familjarët e Gllumovës në Maqedoni përcollën për në banesën e fundit katër anëtarët e një familje të vrarë një ditë më parë. Motivet e vrasjes dhe vetëvrasjes akoma nuk dihen.

Nga SPB-ja e Shkupit dhe Prokuroria thanë se po merren me rastin.

“Është rast shumë i rëndë pasi janë njohur si familjarë të mirë, pasi me çdonjërin në fshat kanë pasur raporte të mira  edhe janë të rijnë edhe festë ishte ndikoi shumë keq tek na”.

 A dihen motivet e  vrasjes?

Ka ndodhë brenda  familjes dhe nuk mund të raporton askush nga jashtë– thotë një banorë i fshatit.

“Bajram s’ka pas, ditë zie ka qenë për ne nuk kam mundësi të flas më shumë vetëm kaq”.

“Është një  rast shumë i keq për ne bajram ka pas deri  në ora 10, Zoti  atyre atje ua bëftë mirë neve durimin shpresoj që të mos përsëritet më- thonë disa të tjerë.

Gjatë ditës së djeshme, Shaban Sulejmani nga fshati Gllumovë, kishte vrarë vëllain e tij dhe nipat ndërsa më pas edhe veten. Nipërit, Sulejmani i kishte vrarë në lagjen Gjorçe ndërsa më pas vëllain e tij në Gllumovë. Gjatë tentimit të njësitit Alfa për arrestimin e tij, Shaban Sulejmani është vetëvra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat