28 punëtorë vitin e kaluar kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. Kompetentët kërkojnë që kjo statistikë e zezë të jetë alarm se një pjesë e ligjeve nuk respektohen dhe nuk japin rezultate.
Nga shoqata për siguri dhe shëndet gjatë punës kërkojnë strategji të re e cila duhet të zbatohet në mënyrë të përpiktë.
Ministrja e punës dhe politikës sociale shprehet se nevojitet vendosja e një regjistri që të mos ketë parregullsi.
Sipas statistikave, më së shumti në vendet e punës humbin jetën bujqit, pas tyre janë punëtorët ndërtimor, por edhe vozitësit profesionist. Në vitin 2015 në vendet e punës jetën e kanë humbur rreth 40 punëtorë.