Policia e Maqedonisë e ngulfatur në borxhe, 7 vjet pa uniforma

Maqedonia

Policia e Maqedonisë e ngulfatur në borxhe, 7 vjet pa uniforma

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Në vend të përmirësimit të standardit të policëve, udhëheqja e kaluara në Ministrinë e Brendshme ka harxhuar pa kontrolle dhe joproduktive, zbulon Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një intervistë për Makfaks.

Spasovski në një intervistë tha se shtatë vite policët janë pa uniformë, dhe në llogari të kësaj, pas marrjes së detyrës, ai vuri në dukje edhe një borxh të madh financiar të Ministrisë së Brendshme.

Spasovski nuk zbuloi nëse do të hapë dokumentet mbi kostot dhe udhëtimet e zyrtarëve, por thotë se qytetarët duhet të informohen se çfarë është shpenzuar në Ministrinë e Brendshme.

Ministri njoftoi gjithashtu ndryshimet e personelit në kontrollin e brendshëm të Ministrisë së Brendshme, të cilat ai tha se ishte i politizuar, dhe funksionimin normal të Prokurorisë Speciale Publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat