Nisma qytetare ”Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” realizoi takim me kabinetin qeveritar

Maqedonia

Nisma qytetare ”Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” realizoi takim me kabinetin qeveritar

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 10:43
Nisma qytetare ”Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”

Nisma Qytetare “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” dje mbajti takim me përfaqesues të kabinetit qeveritar ku u prezantuan problemet me të cilat përballet kjo qendër turistike.

Duke pasur parasysh nevojën e funksionimit të sezonës së ardhshme dimërore 2017 – 2018, Nisma si zgjidhje më të shpejt parasheh vazhdimin dhe p[rfundimin e punimeve me ski-liftin 6 ulesesh që ka stanguar tash e 1 vit, andaj këtë e parashtroi si kërkesë parësore në takim, ku duhet t’u bëhet trysni autoriteteve komunale dhe SHA Elem – Turs që ky projekt të mbarojë sa më shpejt.

Poashtu, në këtë takim u vendos që në të ardhmen e afërt të ketë takime të tjera me të gjitha sektorët përgjegjës, me qëllim intensifikimin e marrëdhënive ndërmjet palëve dhe shkëmbimin e ideve për zhvillimin e qendrës turistike ”Kodra e Diellit”.

Nga Nisma Qytetare “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” shpresojnë që këto takime do të jenë të frytshme dhe do të ndikojnë pozitivisht në aspektin zhvillimor të kësaj qendre turistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat