Kushtetuesja vendosi të procedojë Nenin 175 kontestues për çështje të përgjimeve

Maqedonia

Kushtetuesja vendosi të procedojë Nenin 175 kontestues për çështje të përgjimeve

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 14:37
Ilustrim

Me shumicë votash Gjykata Kushtetuese vendosi të nisë procedura për Nenin 175 të Ligjit për komunikime elektronike, pasi që dyshohet në kushtetueshmërinë e nenit kontestues.

Shumica e gjykatësve vlerësojnë se Neni mundëson përgjime të pakufizuara nga ana e DSK-së, pa kontrollë, respektivisht Neni 168 dhe 175 nuk saktësojnë se në çfarë kushtesh lejohet përgjimi.

Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë nismën për rishikimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpërndarjen e Kuvendit, si edhe për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjykata konsideron se vendimet nuk kanë karakter rregullues dhe bien në grupin e akteve juridike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat