Zaev në takim me Sindikatën e Jugohromit

Maqedonia

Zaev në takim me Sindikatën e Jugohromit

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 19:10
Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve të kombinatit Jugohrom

Kryeministri Zoran Zaev sot realizoi takim me përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve të kombinatit Jugohrom, Bajram Amiti, Svetisllav Spasovski dhe Mare Ançeva. Në takim është biseduar për mundësinë për rifillimin e Jugohromit, i cili nuk punon për tetë muaj dhe si pasojë 1200 persona kanë mbetur pa punë.

“Zgjidhje për problemin ka, nëse ka vullnet nga gjithë palët e përfshira. Problemi duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale. Do të bëjmë gjithçka, përmes vetëdijes aktive të ndihmojmë që kjo çështje të zgjidhet”, ka thënë Zaev në takim.

Në takim Zaev dhe zyrtarët e qeverisë thanë se qeveria me seriozitet i qaset çdo çështje që ka të bëjë me nevojat e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat