Takim ndërmjet kryeministrit Zaev dhe ambasadorit të Izraelit Orian

Maqedonia

Takim ndërmjet kryeministrit Zaev dhe ambasadorit të Izraelit Orian

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 12:07
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev me ambasadorin e Izraelit në Maqedoni Dan Orian

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Izraelit në Maqedoni Dan Orian ku kanë diskutuar për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve me theks të veçantë në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ambasadori Orian i përcolli kryeministrit Zaev urimin e kryeministrit izraelit Netanyahu për zgjedhjen e tij si kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe shprehu përkrahjen e Izraelit për ndryshimet në Maqedoni të cilat do të ishin shenjë e stabilitetit dhe perspektivës ekonomike për vendin.

Në takim ambasadori Orian poashtu shprehu falënderimet për kujdesin që tregon shteti për bashkësinë hebreje në Republikën e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat