Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojnë seancën e pestë, priten debate të shumta

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojnë seancën e pestë, priten debate të shumta

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 08:33
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë do të vazhdojë seancën e pestë të saj ku si pikë e fundit e rendit të ditës është zgjedhja e zëvendësministrave të Qeverisë së re.

Kjo pikë e rendit të ditës u shty me kërkesë të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, në mënyrë që deputetët të kenë më shumë kohë për t’u përgatitur për debat, që pritet të jetë i ashpër.

Paraprakisht, deputetët do të shqyrtojnë disa raporte vjetore të disa institucioneve, ndërsa do të diskutojnë edhe për nismën qytetare për sjelljen e një ligji për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune që kërkon vazhdimin e pushimit të lindjes për lehonat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat