Guardian: Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes së çështjes 27 vjeçare të emrit

Maqedonia

Guardian: Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes së çështjes 27 vjeçare të emrit

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 09:50
Ilustrim

Gazeta e njohur britanike ”theGuardian” shkruan se Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes së çështjes 27 vjeçare të emrit të shtetit të Maqedonisë.

Sipas kësaj gazete, sinjalet pozitive janë dhënë nga Kryeministri Zoran Zaev, pas vizitës së tij në Bruksel. ”E di që nëse kemi marrëdhënie miqësore dhe qasje pozitive, atëherë një zgjidhje është e mundshme”, citohet të ketë thënë Zaevi.

Më tej, gazeta citon atë çfarë Zaev tha në konferencën për shtyp së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkaq përmed edhe deklarimet greke për frikën e tyre për pretendime territoriale ndaj provincës veriore greke të Maqedonisë.

”theGuardian” konsideron se Zaevi ka një qëndrim më pajtues rreth kësaj çështje, duke shtuar se ndonjë emër i mundshëm mund të përfshijë cilësime gjeografike si Maqedonia e sipërme, e veriut, ose Maqedona e Re. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat