Zaev-Stoltenberg: Dyert e NATO-s mbeten të hapura, nevojitet zgjidhje për emrin

Maqedonia

Zaev-Stoltenberg: Dyert e NATO-s mbeten të hapura, nevojitet zgjidhje për emrin

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 18:42
Zoran Zaev dhe Jens Stoltenberg

Maqedonia do të përpiqet të marrë ftesë për anëtarësim në NATO me referencë të përkohshme, ndërsa pastaj në periudhë prej dy viteve zgjat ratifikimi tek 29-të vendet anëtare të Aleancës që t'i zgjidh dallimet për emrin me Greqinë.

Ky është mesazhi që në selinë e NATO-s sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg ia dërgoi kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, të cilin ai e tha edhe në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit të tyre.

Megjithatë, siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Stoltenberg e ka porositur Zaevin se sipas konkluzionit të Samitit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, përsëritur në të gjitha samitet e ardhshme të Aleancës, se "ftesa do të dërgohet pasi që do të zgjidhet kontesti me Greqinë".

I pyetur nëse do të kërkojë ftesë për anëtarësim në NATO nën akronimin "IRJM" ose me ndonjë emër "Maqedonia e Epërme" kryeministri Zoran Zaev u përgjigj se vitet e kaluara të procesit të bllokuar të integrimeve të Maqedonisë në NATO i ka mësuar të gjithë dhe dërgoi mesazh nga rajoni, se mes tjerash qëndrimi në vend shkakton kriza.

"Në çdo rast do të përpiqemi ta lëvizim Maqedoninë drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm në NATO dhe për këtë pres mbështetje nga qytetarët e Greqisë, nga pushteti dhe opozita për zgjidhjen e këtij problemi. ka alternativa. Shpresojmë se me referencën e përkohshme do të marrim ftesë të bëhemi anëtare e NATO-s dhe në të njëjtën kohë do të vazhdojmë me bisedimet me Greqinë për procesin e BE-së", porositi Zaev.

Në këtë pikëpamje, Stoltenberg porositi se NATO mbetet në kërkesë "zgjidhje e përbashkët e pranueshme për emrin, me ftesë për anëtarësim". Ndërsa në raport me spekulimet për implikim të Rusisë në situatën e brendshme politiken të Maqedonisë, ai theksoi se çdo ndikim i jashtëm në proceset vendore është i papranueshëm" dhe theksoi se "përgjigje më të mirë dhe mënyrë për përforcim të rezistencës ndaj ndikimit të jashtëm është që të ndërtohen institucione të fuqishme demokratike, modernizim i Qeverisë dhe implementim i reformave".

Jens Stoltenberg tha se zgjidhja e përbashkët e pranueshme për emrin në kuadër të Kombeve të Bashkuara nuk ka qenë e thënë në mënyrë eksplicite si zgjidhje, por se "është me rëndësi të jetë e pranueshme nga dy palët dhe nëse pranohet, si nga Greqia ashtu edhe IRJM, atëherë mund të fillojmë të lëvizim.

Paraprakisht, sekretari i përgjithshëm i Aleancës e porositi në pres Zaevin se "NATO e përshëndet formacionin e Qeverisë së re, që ka vijuar me muaj me krizë politike në vendin tuaj". Ai theksoi se "NATO dhe vetë tjerët nga bashkësia ndërkombëtare kanë qenë të shokuar nga dhuna në parlamentin në Shkup në prill të këtij viti, por progres real është bërë që atëherë.

"BE dhe NATO flasin në një zë për këto çështje. NATO investon në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor më shumë se dy dekada dhe ka progres në rajon për dallim prej viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Ne duam ta shohim vendin tuaj stabil, që është mirë për të gjithë rajonin. Mali i Zi u bë anëtare javën e kaluar, që tregon se dyert e NATO-s janë të hapura edhe për vendin tuaj. Por, si edhe me të gjitha vendet aspirante, i rëndësishëm është fokusi i agjendës reformuese dhe sigurimi i stabilitetit politik. Kjo mund të bëhet me kohë. Kryeministër, vendi juaj është partner i rëndësishëm me vite, trupat tuaj janë në Afganistan dhe NATO e vlerëson këtë kontribut në misionin "Mbështetje e vendosur", shtoi Stoltenberg.

Duke shfaqur kënaqësi nga pritja në qendrën e NATO-s nga sekretari i përgjithshëm dhe ekipi i tij, Zaev, i cili shoqërohet nga zëvendëskryeministrat Bujar Osmani dhe Radmilla Shekerinska, si dhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, shprehu falënderim për mbështetjen të cilën nga NATO dhe nga zyra në Shkup e merr Maqedonia, dhe në frymën e bashkëpunimit të ardhshëm dhe të afërt, i dërgoi ftesë sekretarit të përgjithshëm që ta vizitojë Maqedoninë.

Zaev theksoi se Maqedonia e përshëndet anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, që sipas tij është inkurajim për vendin të kemi shpresë se do të jetë lami i mirë i radhës nga NATO. Ai tha se është e rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor të jetë i sigurt dhe stabil, ndërsa se edhe marrëdhëniet e mira me fqinjët gjithashtu janë shumë të rëndësishme.

Megjithatë, kryeministri i Maqedonisë shtoi se e gjithë kjo është e pamjaftueshme për anëtarësim, pasi që ka pengesë, e cila edhe pse nuk është korrekte, megjithatë tha se jemi të përkushtuar në përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe ndërtimin e masave të besimit.

"Ne dëshirojmë anëtarësim në NATO në kohë reale. Jemi të përkushtuar ndaj reformave vendore të cilat i kërkon Bashkimi Evropian, ndërsa jemi të përkushtuar në përmirësimin e demokracisë dhe në kohezionin social midis të gjithë qytetarëve. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë për një të ardhme më të mirë të Republikës së Maqedonisë si shtet demokratik i cili do të jetë pjesë e familjes euro-atlantike", shtoi Zaev.

Në pyetjen nëse është e mundur edhe pa ndryshimin e emrit, ndërsa me referencën e përkohshme "ish Republika Jugosllave e Maqedonisë", vendi ynë të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ushtarako-politike në botë, Stoltenberg u përgjigj se ai personalisht ka qenë në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008, kur Aleanca vendosi se do të mbetet e përkushtuar në qasjen e Maqedonisë në Aleancë, por se "ftesa pason pasi do të ketë zgjidhe të përbashkët dhe të pranueshme me emrin në kuadër të Kombeve të Bashkuara". Stoltenberg ishte decid se kjo akoma është pozitë e NATO-s dhe se e njëjta është përsëritur në Samitet pas Bukureshtit duke e përfshirë edhe atë të vitit të kaluar në Varshavë.

Me këtë takim në selinë e Aleancës përfundoi vizita e parë zyrtare e kryeministrit Zoran Zaev në Bruksel, ku paraprakisht u takua me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me Përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogerini si dhe me eurokomisarin, Johanes Han.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat