OBRM-PDUKM: Papunësia deri tani është në numër rekord në historinë e Maqedonisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Papunësia deri tani është në numër rekord në historinë e Maqedonisë

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 16:24
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM sot vlerësoi se është arritur niveli më i ulët i papunësisë me 22,9%. Hristijan Mickovski nga OBRM-PDUKM tha se këto numra janë real dhe se qytetarët nga kjo do të kenë beneficione.

“Në Maqedoni janë punësuar 734 mijë qytetarë ose 20 mijë më shumë nga periudha e njëjtë në vitin e kaluar. Numri i të papunëve është ulur në 13 mijë. Me masat e OBRM-PDUKM-së praktikisht janë anuluar efektet negative nga periudha më e zezë në pavarësinë e Maqedonisë”, tha Mickovski.

Ai shtoi se nga viti 2006 janë hapur 175 mijë vende pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat