Deklarata e Zoran Zaevit se Maqedonia do të jetë ‘asnjanëse’ ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO ka shkaktuar jo pak reagime te spektri politik shqiptar në këtë shtet.
Drejtuesi i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi, ka dënuar deklaratën e kryeministrit maqedonas, duke thënë se “kushdo që flet për kundërshtimin e Kosovës, edhe nëse është fjala për përpjekjet e saj për t’u bërë pjesë e organizatave ndërkombëtare si UNESCO, flet kundër të gjithë shqiptarëve”, raportojnë mediat në maq3edoni.
Ai ka nënvizuar se vendimet e bëra nga qeveria në Maqedoni nuk janë vendim i një personi ose një partie, por i ‘krejt spektrit politik’.