"Süddeutsche Zeitung": Maqedonia të pranohet sa më shpejtë në NATO, ushtarakë të stërvitur nga Rusia mund të tentojnë Grusht shtetin

Maqedonia

"Süddeutsche Zeitung": Maqedonia të pranohet sa më shpejtë në NATO, ushtarakë të stërvitur nga Rusia mund të tentojnë Grusht shtetin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 qershor 2017 Në ora: 19:47
Zoran Zaev - ilustim nga Süddeutsche Zeitung

Dokumentat tregojnë sesi Moska mundohet të shmang integrimin e Maqedonisë në NATO dhe sesi të depërtojë atje. Prandaj qeveria e re e Shkupit duhet sa më shpejtë të merret në aleancë, shkruan media më me ndikim në Gjermani “Süddeutsche Zeitung”.

Ishin tre qëllimet kryesore të kryeministrit të ri Zoran Zaev (LSDM): Zhvillimi ekonomik, rikthimi i shtetit ligjor dhe integrimin “sa më të shpejtë të jetë e mundur” të vendit të vogël ballkanik me dy milion banorë në BE dhe NATO. Mbi të gjitha qëllimi i fundit - sidomos në NATO - do ta shmangte me gjithë qejf Moska. Prandaj qeveria e re e Maqedonisë nuk duhet vetëm të pajtohet rreth kontestit të gjatë të emrit me Greqinë, rindërtimin e institucioneve ligjore dhe rinovimin e financave, por gjithashtu duhet ta llogarisë edhe presionin nga Rusia.

Më pas media gjermane citon vetë ambasadorin rus në Shkup, Oleg Schtscherbak, i cili në 7 prill 2017 theksoi se Rusia përpiqet për një korridor të shteteve neutrale, duke nënkuptuar Bosnjën, Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë. Kjo është zbuluar edhe nga rrjeti investigativ Krik, megjithatë në fund të prillit Mali i Zi zyrtarisht u bë pjesë e NATO. Kjo solli bojkotin e verës malazeze dhe shpalljen Persona non Grada të disa udhëheqësve malazezë nga Rusia.

 Ambasadori rus paralajmëroi se edhe Maqedonia duhet të llogarisë konsekuenca të ngjashme në rast se nuk ndjek politikën e saj. Firma ruse Strojtransgas po ndërton një gazsjellës në Maqedoni; Moska ka krijuar dhjetëra “Bashkësi miqësore” dhe kryen shumë dezinformata në disa media lokale. Natyrisht kjo koordinohet me përfaqësuesit e shërbimit sekret serb BIA, që janë prezent në Shkup.

Qëllimi i Moskës: të ndërtojë një “masë të stërvitur ushtarakë,” që më vonë këta persona “të përdoreshin në momente të caktuara për interesa ruse.” Kjo të kujton tentativën e Grusht shtetit në Malin e Zi.

Kjo mund të parandalohet me anëtarësimin e shpejtë të Maqedonisë në NATO, megjithatë këtu pritet të shihet suksesi i bisedimeve mes qeverisë së re të Shkupit dhe Athinës zyrtare.

 Vështirësitë tjera të qeverisë së re

E vështirë do jetë zbutja e papunësisë së lartë dhe rinovimin e financave shtetërore:  Kjo pasi qeveria e autokratit Gruevski e trefishoi borxhin publik. Gjithashtu ai vendosi të gjithë personat e tij të afërt në ministri, polici, ushtri, drejtësi, firmat shtetërore dhe media.

“Përmes presionit të BE u krijua Prokuroria Speciale për ti hetuar këta shkelje ligjore. Shefi i ri Zaev dëshiron të krijojë një formë të Drejtësisë së Pavarur për t’u marrë përfundimisht me rastet korruptive dhe shkeljeve tjera ku dyshohen ish funkcionerë të lartë shtetërorë,” e përmbyll media gjermane./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat