Maroviq dhe Stoltenberg shprehen pozitivisht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Maroviq dhe Stoltenberg shprehen pozitivisht për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 11:55
Ilustrim

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Maroviq, ka folur për zgjerimin e mëtutjeshëm të NATO-s, ku ka përmendur edhe Maqedoninë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

Unë do të doja që edhe Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia ta shpejtojnë procesin e tyre. E dini se Maqedonia shkoi shumë largë, por për shkak të arsyeve të ndryshme ngeci në këtë rrugë. Besoj se tani krijohen rrethanat dhe atmosfera e brendshme në Maqedoni për të ecur me integrime të përshpejtuara, jo vetëm kur bëhet fjalë për NATO-në, por edhe për Bashkimin Evropian. Mali i Zi është këtu për ta forcuar, të jetë me Maqedoninë dhe ta mbështetë dhe inkurajojë”, ka deklaruar Maroviq.

Edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, deklaroi se Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina mund të pranohen në NATO nëse i zbatojnë reformat e nevojshme.

”Punojmë me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që t’i realizojnë reformat e nevojshme në rrugën e anëtarësimit në NATO”, deklaroi Stoltenberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat