Konferenca e Sigurisë në Ohër: Anëtarësimi në NATO sjell siguri në rajon

Maqedonia

Konferenca e Sigurisë në Ohër: Anëtarësimi në NATO sjell siguri në rajon

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 15:38
Në Konferencën ndërkombëtare për siguri në Ohër

Në Konferencën ndërkombëtare për siguri në Ohër, u tha se Maqedonia nuk është e kërcënuar nga terrorizmi, por shqetëson prania e kampeve për trajnim të luftëtarëve në rajonin e Ballkanit.

Nikolla Dujoski, profesor në Fakultetin e Sigurisë, tha se Maqedonia nuk është tërheqëse për terroristët, prandaj nuk ka ndonjë ngjarje të rëndë. Carlos Florens nga Spanja, mendon se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do ta sigurojë Maqedoninë dhe kufijt e saj, do t’i mbrojë qytetarët dhe do ta lehtësojë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Sipas Kanal 5, ekspertët konsiderojnë se anëtarësimi në NATO do të sjellë më shumë siguri, posaçërisht për vendet më të vogla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat