Po skadon afati i Prokurorisë Speciale, nga 1 korriku nuk mund të ngre aktakuza

Maqedonia

Po skadon afati i Prokurorisë Speciale, nga 1 korriku nuk mund të ngre aktakuza

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 09:37
Prokurorët Speciale

Sot skadon afati i parë i Prokurorisë Speciale për hetime dhe ngritjen e aktakuzave dhe nuk ka sinjale se këtij trupi që buron nga Marrëveshja e Përzhinos do t’i vazhdohet mandati. Kjo po e lë Specialen me vetëm tre aktakuza të ngritura nga gjithsej 20 raste që i ka hapur prej themelimit të saj.

Aktakuza janë ngritur vetëm në raste “Transportuesi” për keqpërdorimin e tenderëve për transport të nxënësvenë Manastrit, “Fortesa2” për shkatërrimin e provave ku figuron shkatërrimi i pajisjeve për përgjim dhe “Shuplakat e Zhernovskit” me të akuzuarin e parë Nikolla Gruevski si porositës i dhunës ndaj kryetarit të Qendrës Andrej Zhernovski.

Prokurorja Speciale Katica Janeva, thuajse në shumicën e konferencave të fundit apelonte publikisht t’i vazhdohet mandati pasi ballafaqohen me shumë material voluminoz dhe jo gjithmonë hetimet shkojnë me dinamikën e paraparë, por OBRM-PDUKM-ja është freni i këtij ndryshimi ligjor.

LSDM është deklaruar pro vazhdimit të mandatit, po ashtu edhe BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat