Në ndërtesën e stilit barok të Qeverisë, më e madhe është fotografia e Gruevskit

Maqedonia

Në ndërtesën e stilit barok të Qeverisë, më e madhe është fotografia e Gruevskit

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 13:07
Nikolla Gruevski

Në orenditë e reja të ndërtesës qeveritare, për të cilën janë shpenzuar 5.2 milionë euro për stilin barok, ka shtatë portrete të të gjithë kryeministrave të deritanishëm të Maqedonisë së pavarur, fotografi të teknikës vaj në pëlhurë. Mirëpo, ajo çka vërehet është fotografia e Nikolla Gruevskit me dimensione më të mëdha sesa fotografitë e kryeministrave tjerë.

Portretet janë të Nikolla Kljusev, Branko Crvenkovski, Ljubço Georgievski, Hari Kostov, Vllado Buçkovski, Nikolla Gruevski dhe Emil Dimitriev. Fotografitë janë të vendosura në murin para hyrjes që çon në kabinetin e kryeministrit.

Gjashtë prej fotografive janë në pozitë vertikale me të njëjtën madhësi, kurse njëra është më e madhe dhe në mënyrë horizontale, ajo është e ish-kryeministrit Gruevski, me prapavijë flamurin e Maqedonisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat