Këta janë dy ligjet e para që pritet të votohen sot në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Këta janë dy ligjet e para që pritet të votohen sot në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 08:26
Kuvendi i Maqedonise

Në mesditën e sotme do të fillojë seanca e katërt e Kuvendit të Maqedonisë ku në rend dite është zgjedhja e anëtarëve të komisioneve parlamentare.

Sipa AIM-së, në rend dite janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Zgjedhje dhe ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm dhe arsimtarët në shkollat fillore dhe të mesme, të gjitha këto me procedurë të shkurtuar.

Propozimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, me procedurë të shkurtuar, është bërë nga deputetët Oliver Spasovski, Ejup Alimi, Afrim Gashi dhe Vesel Memedi. Me këtë ndryshim propozohet që zgjedhjet për anëtarët e këshillave komunal dhe kryetarët komunal të mbahen në gjysmën e parë të tetorit.

Me ligjin për shkollat fillore dhe të mesme parashihet heqja e testimit ekstern.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat