Gruevski jep vërejtjet e tij për programin dhe stafin qeveritar të Zaevit

Maqedonia

Gruevski jep vërejtjet e tij për programin dhe stafin qeveritar të Zaevit

Më: 30 maj 2017 Në ora: 14:35
Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka hedhur një lum vërejtjesh dhe akuzash ndaj programit qeveritar dhe stafit të qeverisë të propozuar nga mandatari Zoran Zaev.

Ai thotë për Tv Sitel Qe qeveria tentohet që të kontrabandohet në Kuvend, pra të kalojë sa më parë dhe se LSDM-ja frikësohet nga analiza dhe shqyrtimi i programit qeveritar.

”Mund të them se është skandaloze ajo që LSDM-ja, si asnjëherë më parë, tenton që ta vë në votim qeverinë në Kuvend. Kjo tregon se ata frikësohen nga analiza e publikut dhe e deputetëve të opozitës, nga analiza e perforancave të tyre, arsimit, veprimtarisë së tyre deri tani. Frikësohet që të mos e shqyrtojmë me vëmendje pamfletin e quajtur program.

Ekziston frikë dhe tentohet që sa më shpejtë, duke tentuar të kalohet në Kuvend në formë kontrabandimi. Janë të vetëdijshëm se kanë staf të dobët, ekipi është mbledhur për t’i kënaqur disa njerëz, e jo të zgjidhen kaudrot më të mirë që mund t’i zgjedhin problemet e qytetarëve dhe problemet që vijnë”, theksoi Gruevski.

Sipas tij, ministrat që i humbën zgjedhjet do të bëjnë hapat e parë të ardhshëm të Maqedonisë, dhe se ministritë me rëndësi ua ka dhënë partnerëve të koalicionit.

”Ekipi që i humbi zgjedhjet dhe që nuk e fitoi mbështetjen e popullit do të jenë ministra dhe do të krijojnë hapat e ardhshëm të Maqedonisë. është e dukshme se resorët më të rëndësishëm për të cilët LSDM-ja publikisht tha se do të punojë me to, u ka ikur dhe ua ka dhënë partnerëve të koalicionit, shembull Ministria e Drejtësisë, e Shëndetësisë. Nuk vendosin asnjë ministër për investime të jashtme”, shtoi Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat