Dimovski jep vërejtjet e tij për programin qeverisës të Zaevit

Maqedonia

Dimovski jep vërejtjet e tij për programin qeverisës të Zaevit

Më: 30 maj 2017 Në ora: 14:17
Ilija Dimovski

Ilija Dimovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së ka marrë fjalën dhe ka folur për programin qeveritar të cilin e prezantoi mandatari për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev.

Në lidhje me këtë, Dimovski ka radhitur një varg vërejtesh për programin qeveritar. Ai përmendi mungesa të ndryshme në aspekt të mbështetjes së pensioneve, pra të rritjes së tyre.

Gjithashtu, Dimovski përmendi edhe çështje të rritjes së rrogave për policët dhe ushtarët që janë në shërbim të mbrojtjes së rendit dhe shtetit, pastaj sport, përfshi dhe disa masa për bujqësi, për rrugët, si edhe mbështetje për investorët e jashtëm. Dimovski nuk e la pa përmendur edhe gjuhën shqipe duke dhënë vërejtje se shkelet Rregullorja e Kuvendit. Përndryshe, seancën mund ta ndiqni në këtë vegëz.

Pas fjalimit të Dimovskit, Xhaferi ndërpreu seancën për një pushim të shkurtër 15 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat