Përfundoi projekti për harmonizimin e legjislacionit të taksave në Maqedoni me ato të BE-së

Maqedonia

Përfundoi projekti për harmonizimin e legjislacionit të taksave në Maqedoni me ato të BE-së

Më: 30 maj 2017 Në ora: 14:14
Ilustrim

Ministria e Financave, Qendra për legjislacion ndërkombëtar dhe evropian-ekonomik, si edhe Organi i pavarur për të hyra publike, nga Greqia, realizuan projekt të përbashkët twinning me temë, ”Harmonizimi i mëtutjeshëm e legjislacionit me ligjet e BE-së”.

Sipas AIM-së, qëllimi i projektit është përmirësimi i kornizës ligjore në sferën e tatimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë përmes përshtatjes së direktivave të BE-së dhe forcimi i kapaciteteve të Departamentit për politika tatimore dhe doganore pranë Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së të Hyrave Publike, me qëllim zbatimin efikas të ligjeve tatimore dhe kompenzimeve.

Projekti është realizuar në periudhë prej tetë muajsh, nga nëntori i vitit 2016, dhe është mbështetur nga BE-ja me një fond prej rreth 250 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat