Projekt për (vetë)punësimin e nënave që vetëpërkujdesen në Maqedoni

Maqedonia

Projekt për (vetë)punësimin e nënave që vetëpërkujdesen në Maqedoni

Më: 30 maj 2017 Në ora: 14:10
Ilustrim

Në kuadër të projektit ”Programi për (vetë)punësimin e nënave që vetëpërkujesen” ka filluar zbatimi i ciklit të parë të trajnimeve për komunikim profesional, menaxhment, punë ekipore, menaxhim me njerëz, detyra dhe kohë, aftësi për punësim dhe përpunim të planit të afarizmit.

Aktiviteti ka filluar në komunën Qendër, ku marrin pjesë njëzet gra, nëna që vetëpërkujdesen, viktimë të dhunës në familje. Për t’u kujdesur për fëmijët e tyre është krijuar një ekip i posaçëm.

Qëllimi i projektit është realizimi i një modeli gjithëpërfshirës për mbështetje të nënave që vetëpërkujdesen për t’u ndihmuar në kërkimin dhe shfrytëzimin e mundësive për punësim të përhershëm dhe vetëpunësim, në bashkëpunim me komunat, institucionet përgjegjëse dhe sektorin e afarizmit, përms trajnimeve të duhura dhe proceseve mentoriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat