Ahmeti: Ministrinë e Shëndetësisë dhe Pushtetit Lokal do t’i udhëheq Aleanca për Shqiptarët

Maqedonia

Ahmeti: Ministrinë e Shëndetësisë dhe Pushtetit Lokal do t’i udhëheq Aleanca për Shqiptarët

Më: 28 maj 2017 Në ora: 09:14
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas përfundimit të mbledhjes së mbrëmshme të Kryesisë Qendrore të BDI-së, konfirmoi emrat e ministrave të propozuar për përbërjen e re qeveritare.

I pyetur nga gazetarët se kush do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, Ahmeti u shpreh se kjo ministri i takon Aleancës për Shqiptarët, së bashku me atë të Pushtetit Lokal.

Ndryshe, pas publikimit të emrave të ministrave të rinj nga BDI, pritet që ditëve në vazhdim të thirret edhe seanca në Kuvend në të cilën do të votohet për qeverinë e re të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat