Unioni i Nxënësve Shqiptar kundërshton testimin ekstern

Maqedonia

Unioni i Nxënësve Shqiptar kundërshton testimin ekstern

Më: 27 maj 2017 Në ora: 18:49
Ilustrim

Unioni i Nxënësve Shqiptar (UNSH) vazhdojnë të mbeten në qëndrimin lidhur me testimin ekstern që i njëjti mos të realizohet, pasi që sipas tyre një projekt në një formë te tillë nuk është e arsyeshme që të vazhdohej të implementohet. UNSH kërkon që nëse eventualisht mbahet testimi ekstern rezultatet e këtij testimi mos të ndikojnë siç kanë ndikuar më parë.

“Mendoj që pavarsisht asaj nëse do të arrihet që të sjellet ligji deri në fillim të këtij testimi ne kërkojmë deri tek organet kompetente që edhe nëse hynë nxënësit në testim ne do të jemi tek ato kërkesa që rezultatet që do të marrin nxënësit mos të ndikojnë siç kanë ndikuar vite me rradhë. Sa i shofim qëndrimin e nxënësve ato shkaku i situatave që ndodhën nuk janë të gatshëm që ta bojkotojnë testimin”, tha Majlinda Qilafin nga Unioni i Nxënësve Shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat