Gruevski: Maqedonia menjëherë të merr ftesë për anëtarësim në NATO dhe të fillojë bisedimet me BE-në

Maqedonia

Gruevski: Maqedonia menjëherë të merr ftesë për anëtarësim në NATO dhe të fillojë bisedimet me BE-në

Më: 25 maj 2017 Në ora: 18:59
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski

Të niset ftesa për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe menjëherë të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, porositi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.

“Maqedoni gjatë po mbahet jashtë NATO-s dhe BE-së. Greqia një kohë të gjatë nuk lejon që të fillojnë bisedimet me BE-në dhe të marrim ftesën për anëtarësim në NATO. Prej 2008-tës Maqedonia ka përmbushur kushtet për anëtarësim në NATO dhe këtë e dijnë të gjithë qytetarët. Prej atëherë kanë kaluar 7-8 vite që Maqedonia mbahet jashtë NATO-s. Kjo nuk është e drejtë”, tha Gruevski para gazetarëve, gjatë vizitës së tij në Komunën e Resnjës.

Ai apeloi tek anëtarët e NATO-s dhe BE-së të fillojnë bisedimet në pajtim me marrëveshjen e vitit 1995, pasi sipas tij, nuk ka asnjë pengesë për fillimin e bisedimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat