Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në Maqedoni

Maqedonia

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në Maqedoni

Më: 24 maj 2017 Në ora: 21:10
Ilustrim

Pasditën e sotme Maqedonia është përfshirë nga të reshurat e dendura të cilat mund të shkaktojnë probleme në komunikacionin në vend.

Prandaj, Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni zhvillohet në rrugë me korsi të lagështa.

Njiherit, LAMM kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Shoferët që udhëtojnë nëpër gryka dhe ngushtica udhëzohen të jenë të vëmendshëm për shkak të mundësisë së rokullisjes së gurëve.

Drejtimi rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë, përmes qarkores, është ndërprerë për shkak të rëshqitjes së dheut. Edhe drejtimi rrugor A1 Gradsko-Negotinë, në afërsi të Stobit, është ndërprerë komunikacioni.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia. Kjo informatë vlen pë pjesën maqedonase të kufirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat