Arifi: Partitë kërkuan vota për të qenë në pozitë dhe jo opozitë

Maqedonia

Arifi: Partitë kërkuan vota për të qenë në pozitë dhe jo opozitë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 11:00
Profesoresha universitare dhe eksperte juridike, Besa Arifi

Profesoresha universitare dhe eksperte juridike, Besa Arifi, në emisionin Click Plus të TV 21, ka thënë ndër të tjera se partitë kërkuan vota për të qenë në pozitë dhe jo opozitë.

‘Unë diçka nuk e kam këtë mënyrën sesi mendojnë partitë politike, veçanërisht ata shqiptare pas këtyre zgjedhjeve dhe me këtë rezultat zgjedhor. Sa e dij, njerëzit dalin në zgjedhje që të fitojnë vota dhe të bëhen pjesë e qeverisë. Asnjëherë nuk ka pasë një hezitim kaq të madh për të hyrë dikush në qeveri. Aq më pak një subjekt i cili tani është krijuar dhe normal se duhet të ketë ambicje për të qenë pjesë e pushtetit ekzekutiv’, ka thënë Arifi ndër të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat