Ahmeti: Deklarata e partive shqiptare nuk ka për qëllim të jetë pjesë e programit qeveritar

Maqedonia

Ahmeti: Deklarata e partive shqiptare nuk ka për qëllim të jetë pjesë e programit qeveritar

Më: 24 maj 2017 Në ora: 09:51
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

Deklarata e tre partive shqiptare në Maqedoni nuk do të përfshihet plotësisht në programin e qeverisë së re për disa arsye, të cilat janë shumë reale dhe të sinqerta, tha ndër të tjera mbrëmë kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në program do të hyjnë vetëm aspektet më të rëndësishme për reformat e mëdha prioritare. Për Maqedoninë tani gjëja e rëndësishme është që të përparojë në në BE dhe në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur, që të mbetet e qëndrueshme dhe të ndikojë pozitivisht në rajon, u shpreh kryetari i BDI-së.

Ai shtoi se të gjitha aspektet nga deklarata do të jenë të hapura për debat dhe nuk do të mbahen të fshehta për shkak se ata nuk përbëjnë kërcënim për Maqedoninë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat