Foto e përgjakjes së Selës në Kongresin Amerikan, tmerrohen kongresmenët

Maqedonia

Foto e përgjakjes së Selës në Kongresin Amerikan, tmerrohen kongresmenët

Më: 18 maj 2017 Në ora: 07:46
Në sallë u shfaqën edhe fotot e rrahjes brutale të Selës nga ana e aktivistëve të shoqatave shqiptare, ndërsa për to foli DioGuardi, duke dënuar dhunën ndaj deputetit shqiptar.

Fotografi të rrahjes brutale të deputetit Ziadin Sela në Kuvendin e Maqedonisë natën e 27 prillit janë publikuar në seancën e dëshmisë me temën Maqedonia dhe krizat në Ballkan, ku fjalimin e tij e mbajti zv/ndihmës sekretari amerikan Hoyt Yee, ish-kongresmeni Joe DioGuardi nga LQSHA si dhe analisti Daniel Server.

Në sallë u shfaqën edhe fotot e rrahjes brutale të Selës nga ana e aktivistëve të shoqatave shqiptare, ndërsa për to foli DioGuardi, duke dënuar dhunën ndaj deputetit shqiptar.

Përveç tij, me kongresmenët foli edhe sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH, Arben Taravari, që ishte pjesë e kësaj seance tradicionale e organizuar nga Kongresi dhe prania e vazhdueshme e DioGuardit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat