Media austriake: BDI humbi zgjedhjet për shkak të korrupcionit dhe shpërdorimit të detyrave zyrtare, në fund të muajit Maqedonia me qeveri të re

Maqedonia

Media austriake: BDI humbi zgjedhjet për shkak të korrupcionit dhe shpërdorimit të detyrave zyrtare, në fund të muajit Maqedonia me qeveri të re

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 17 maj 2017 Në ora: 17:11
Foto arkiv - BDI

Pas hezitimeve të gjata presidenti Ivanov e ka dorëzuar mandatin - socialdemokratët në anën tjetër garantojnë sovranitetin e vendit, shkruan fillimisht “Der Standard”.

Deri në fund të muajit duhet të ketë përfundimisht qeveri të re në Shkup. Pas hezitimeve dy muaj e gjysmë, më në fund presidenti Gjorgje Ivanov i ka dorëzuar mandatin për krijimin e qeverisë liderit social demokrat Zoran Zaev. Në fakt LSDM e Zoran Zaevit humbi ngushtë zgjedhjet e 11 dhjetorit nga OBRM-PDUKM. Por me tre partitë shqiptare ka mundur të krijojë shumicën parlamentare, përcjell botasot.info.


Shpërdorimi i detyrave, korrupcioni

Partitë shqiptare nuk dëshironin më të bashkëpunonin me partinë e Nikola Gruevskit. Partneri i deritanishëm i OBRM, partia shqiptare BDI, humbi zgjedhjet. Kjo sepse u publikuan telefonata të shpërdorimit të detyrave zyrtare dhe korrupcionit masiv në qeverinë e atëhershme. Ivanov, që asistonte me qeverinë e Gruevskit, pretendonte deri tani se kërcënohej sovraniteti i vendit me Zaevin që u premtoi më shumë të drejta shqiptarëve. “Pengesa për dorëzimin e mandatit u largua,” tha ai vetëm.


Zaevi të mërkurën premtoi që ai në emër të shumicës së re parlamentare të “garantojë unitarizmin, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.” Në 27 prill mbështetësit e OBRM mësynë parlamentin duke sulmuar dhe plagosur rreth 100 persona, sepse ata ishin kundër përzgjedhjes së Talat Xhaferit si kryeparlamentar, i cili i takon një partie shqiptare (BDI- SHP, Fitim Dika)./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat