Georgievski thotë se VMRO-ja është në konflikt me shqiptarët dhe ndërkombëtarët

Maqedonia

Georgievski thotë se VMRO-ja është në konflikt me shqiptarët dhe ndërkombëtarët

Më: 16 maj 2017 Në ora: 22:36
Kryetari i VMRO-PP, Ljupço Georgievski

Kryetari i VMRO-PP, Ljupço Georgievski, në një emision në TV Telma deklaroi se VMRO-DPMNE-ja është futur në konfrontime me partitë shqiptare dhe bashkësinë ndërkombëtare.

 Ai tha se në qeverisjen e tyre, VMRO-DPMNE-ja e ka mbrojtur Maqedoninë në mënyrë më të kulturuar, për dallim nga sot.

Ai theksoi se inçizimet nga e “enjtja e përgjakshme” i ka shikuar disa herë, por ka njohur vetëm disa persona. Georgievski tha se të gjithë në njëfarë mënyre kanë ndihmuar në “instalimin” e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

“Unë e marr fajin tim, megjithatë këtë duhet ta bëjnë edhe tjerët”, tha ai.

Georgievski u shpreh se ndjen keqardhje për atmosferën që VMRO-DPMNE-ja ka krijuar në tre muajt e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat