Bahtiri ndjen dhembje të thellë për të riun e vrarë në Mitrovicë-dënon ashpër vrasjen

Maqedonia

Bahtiri ndjen dhembje të thellë për të riun e vrarë në Mitrovicë-dënon ashpër vrasjen

Më: 6 maj 2017 Në ora: 16:45
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri me dhembje e pikëllim ka marrë lajmin për vrasjen që ndodhi mbrëmë në lokalin hotelier “Check In”, afër lumit Ibër në Mitrovicë.

Lajmin për incidentin e rëndë  kryetari Bahtiri e mori në orët e vona të mbrëmjes, kur ishte duke u  kthyer  nga vizita zyrtare në Luginën e Preshevës. Ai u informua se i riu i qëlluar me armë zjarri ishte dërguar në gjendje të rëndë në QKUK, prandaj ai shkoi drejtë atje për të mësuar për së afërmi se çfarë po ndodhë.

“Fatkeqësisht mjekët më kumtuan se  e dhembshëm se i riu 23 vjeçar, është i vdekur. Ishte një moment tepër i dhembshëm dhe i pikëllueshëm. Vrasja i ka tronditur edhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës. Unë në emër të tyre dhe në emrin tim personal u shpreh ngushëllimet më të thella anëtarëve të familjes, shokëve dhe miqve të të ndjerit”, tha ai.

Kryetari Bahtiri njëkohësisht e dënon fuqishëm këtë akt të rëndë kriminal, pa marrë parasysh se si ka ndodhur dhe motivet. Ai njëkohësisht kërkon nga organet e hetuesisë që të ndri çojnë rastin sa më parë dhe që dorasi të identifikohet dhe të arrestohet.

“Është tragjike kur një i ri humb jetën kur ishte duke punuar për të siguruar ndershëm ekzistencën për vete dhe familjen e tij. Ky rast ndodhi në kohën kur në Mitrovicë siguria dhe rendi e qetësia kishin marrë të mbarën dhe kur krimet kanë shënuar rënie drastike, duke bërë që qyteti të jetë një nga më të qetët në vend. Kërkoj nga pronarët e lokaleve që të jenë shumë më mirë të organizuar, të kujdesshëm dhe të kenë nën kontroll të plotë hapësirat që i menaxhojnë, në mënyrë që të parandalojnë konfliktet në të ardhmen”, tha kryetari Bahtiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat