MPJ franceze: Të stabilizohet vendi përmes dialogut dhe konstruktivitetit

Maqedonia

MPJ franceze: Të stabilizohet vendi përmes dialogut dhe konstruktivitetit

Më: 3 maj 2017 Në ora: 11:00
Ilustrim

Ministria e Jashtme e Francës ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, ku u sulmuan dhunshëm gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare.

MPJ-ja franeze shpreh shqetësimin e saj për këto zhvillime duke dënuar dhunën pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit. MPJ-ja thërret palët që paqësisht t’i zgjidhin problemet dhe me dialog e konstruktivitet të mundësojnë stabilizimin afatgjatë të vendit.

Franca thërret që të respektohet Kushtetuta, parimet demokratike dhe institucionet, por edhe të mbajnë përgjegjësi të përfshirët në dhunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat