Kryeparlamentari Xhaferi: Përulem para popullit shqiptar

Maqedonia

Kryeparlamentari Xhaferi: Përulem para popullit shqiptar

Më: 2 maj 2017 Në ora: 23:55
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i ftuar në emisionin “Click Plus” me përulje më të thellë falënderoi shqiptarët për maturinë dhe gjakftohtësinë që treguan në natën e dhunshme në Parlament.

“Gjithë shqiptarëve ju përulem me përuljen me të thellë, për maturinë që treguan natën e dhunshme në Parlament. Dhe të cilët nuk u bënë pjesë e skenareve që shumë kush i ka dëshiruar”, tha Xhaferi.

Ai tha se sikur të kishte përplasje mes shqiptarëve dhe maqedonasve kjo do ishte dëshirë e madhe e atyre që dëshirojnë që këtë të marrin si pretekst për trazira në Maqedoni.

Kryeparlamentari tha se shqiptarët atë natë treguan se janë të mençur dhe se janë pro për fundin e krizës, dhe formimit të qeverisë së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat