Thaçi në takim me Yee: PDSH do të jetë opozitë konstruktive dhe do të përkrahë çdo iniciativë për avancimin e shqiptarëve

Maqedonia

Thaçi në takim me Yee: PDSH do të jetë opozitë konstruktive dhe do të përkrahë çdo iniciativë për avancimin e shqiptarëve

Më: 30 prill 2017 Në ora: 18:56
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi me me Zv.ndihmës Sekretarin Shtetëror në Departamentin Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro – Azi, Hoyt Brian Yee.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, sot në Shkup zhvilloi takim me Zv.ndihmës Sekretarin Shtetëror në Departamentin Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro – Azi, Hoyt Brian Yee.

Nga PDHSH informojnë se në takim u bisedua për krizën dhe zhvillimet e fundit në vend, si dhe ecurinë e reformave që Maqedonia duhet ti përmbush drej proceseve të integrimit në NATO dhe BE.
“Partia Demokratike Shqiptare si opozitë që është do të jetë konsttuktive dhe do të përkrah çdo nisnë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, reformat e mirëfillta si dhe debllokimin e proceseve integruese në NATO dhe BE”, theksojnë nga PDSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat