Ahmeti në takim me Hoyt Yee: Nuk ka kthim prapa

Maqedonia

Ahmeti në takim me Hoyt Yee: Nuk ka kthim prapa

Më: 30 prill 2017 Në ora: 17:28
Zv.ndihmësi i sekretarit të SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Hoyt Yee dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti

Zv.ndihmësi i sekretarit të SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Hoyt Yee, sot pasdite filloi takimet me kryetarët e partive shqiptare në Maqedoni. Edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, së bashku me Artan Grubin dhe Teuta Arifin realizuat takim me Yee.

“Maqedonisë në këtë moment i duhet stabilitet që proceset të ecin qetë dhe padyshim se nuk ka kthim prapa. Nëse ne nuk vetëdijësohemi pas gjithë asaj që ndodhi?! Gjithë qytetarët e panë atë se çfarë ndodhi dhe ky realitet duhet të pranohet. Talat Xhaferi të mbështetet si kryetar edhe nga ata që e kontestojnë”, deklaroi Ahmeti.

Gjatë ditës së nesërme pritet që Yee të takohet me përfaqësuesit e partive maqeonase dhe të jep deklaratë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat