Tre maqedonas kandidatë për deputetë në Parlamentin e Shqipërisë

Maqedonia

Tre maqedonas kandidatë për deputetë në Parlamentin e Shqipërisë

Më: 30 prill 2017 Në ora: 11:03
Parlamenti i Shqipërisë

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri (18 maj), në garë për deputetë janë edhe tre maqedonoas, prej të cilëve vetëm njëri nga Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE). Tre maqedonasit janë në njësinë zgjedhore në Korçë.

AMIE është në koalicion me LSI-në, e tanimë presidentit të shtetit, Ilir Meta, ku në listë për NJZ në Korçr është Vasil Sterjovski, sekretari i përgjithshëm i AMIE dhe aktivist i njohur për të drejtat e maqedonasve në Shqipëri.

Në listë është edhe një maqedonas, Eftim Mitre nga Glloboçani, Prespa e Vogël, si kandidat i LSI-së. Në njësinë zgjedhore të njëjtë, në garë për deputetë është edhe Edlira Donevski, me prejardhje nga Prespa e Vogël, e cila jeton në Korçë. Ajo është kandidate në listën e Partisë Socialiste, e kryeministri aktual Edi Rama.

Sipas statistikave, shansa më të mëdha ka Sterjovski, i cili ndodhet i pesëti në lisët, ndërsa dy kandidatët tjerë janë të 12-tit në listë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat