Ivanov bëhet pishman gjen kohë për Hoyt Brian Yee

Maqedonia

Ivanov bëhet pishman gjen kohë për Hoyt Brian Yee

Më: 29 prill 2017 Në ora: 19:19
Zëvendës ndihmës sekretarin e Departamentit amerikan të Shtetit për Evropë, Hoyt Brian Yee dhe presidenti Ivanov

Ditë më parë nga kabineti i presidentit Ivanov u njoftua se për shkak të agjendës së ngjeshur të presidentit ai nuk do të mund që të takohet Zëvendës ndihmës sekretarin e Departamentit amerikan të Shtetit për Evropë, Hoyt Brian Yee, por si duket sot është bërë pishman dhe kanë komfirmuar takimin.

"Zëvendës ndihmës sekretari i shtetit për Evropë, Hoyt Brian Yee do të takohet me presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov", konfirmuan nga kabineti i tij.

Siç kumtuan nga kabineti i presidentit Ivanov dje paraprakisht obligimet e planifikuara nga axhenda e kreut të shtetit janë anuluar, për shkak të situatës së krijuar në vend.

Meqë presidenti Ivanov tani është në Shkup, u krijua mundësia që të realizohet takimi ndërmjet tij dhe Hoyt Yee.

Ndërsa nga Ambasata e SHBA-së në Shkup paralajmëruan se Zëvendës ndihmës sekretarin e Departamentit amerikan të Shtetit për Evropë, Hoyt Brian Yee ka përshpejtuar agjendën e tij në Shkup, ku do te takohet presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, liderët e partive politike Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Bilal Kasami, Vesel Memedi, dhe  Menduh Thaçi, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit diplomatik. Në takime do të diskutohet për statusin e formimit të qeverisë, marrëdhëniet dypalëshe, dhe reformat e nevojshme për integrim Euro-Atlantik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat